No menu items!

Disa me diell disa të vranëta, detaje se çfarë moti na pret gjatë ditëve në vijim, parashikimi i IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të mbajë moti gjatë kësaj jave.

Sot do të jetë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

“E hëne. Mot me diell dhe vranësira te pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 -26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.”

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, e gjatë ditës mund të ketë edhe riga shiu e shkarkime rrufesh.

“E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.”

Temperaturat minimale të mërkurën do të jenë nga 6 deri në 10 gradë Celcius.

“E merkure- Mot i vranet dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.”

Të enjten do të ketë riga shiu.

“E enjte- Mot me diell dhe vranesira te shperndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.”

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

“E premte- Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona të kufizuara.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-5m/s.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.