No menu items!

Disa të vrarë në Kanada pasi një veturë përplas turmën në një festival

Disa persona janë vrarë kur një shofer përplasi veturën me një turmë njerëzish gjatë një festivali të shtunën në qytetin kanadez të Vancouverit, thanë policët lokalë, raporton The Guardian.

“Një numër personash janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur”, postoi policia e Vancouverit në internet. “Shoferi është në paraburgim”

Një dëshmitar i tha CTV News se pa një automjet të zi që po lëvizte në mënyrë të çrregullt në zonën e festivalit pak para se të ndodhte përplasja me turmën.

Gazeta Vancouver Sun raportoi se mijëra njerëz ndodheshin në atë zonë.

Nuk e pashë shoferin, dëgjova vetëm zhurmën e motorit”, tha Yoseb Vardeh, një operator kamioni ushqimor, në një intervistë për Postmedia.
“Dola jashtë nga kamioni im, shikova poshtë rrugës dhe pashë trupa gjithandej”, tha Vardeh me zërin që i dridhej. “Ai kaloi nëpër të gjithë bllokun, shkoi drejt e nëpër mes”.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 20:00 pranë East 41st Avenue dhe Fraser Street, ndërsa anëtarë të komunitetit filipinas ishin mbledhur për ta festuar Ditën e Lapu Lapu-së, tha kryetari i qytetit të Vancouverit, Ken Sim.

Festivali përkujton një udhëheqës anti-kolonialist filipinas nga shekulli i 16.

Policia tha se incidenti ndodhi pak pas orës 20:00 me orën lokale, në lagjen Sunset on Fraser të qytetit.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe me komunitetin filipinas të Vancouverit në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”, shkroi Sim.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha: “Jam i shkatërruar nga lajmi për ngjarjet e tmerrshme në festivalin Lapu Lapu në Vancouver mbrëmjen e sotme. Ne jemi të gjithë në zi bashkë me ju”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.