No menu items!

“Dissi me Eglin”, Fifi shpërthen ndaj kritikave: Nuk jam tiktokere …

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ndaj komenteve dhe zhgënjimeve të shumta që ka marrë së fundmi, shumica prej tyre nga llogari false.

Ajo thekson se lëvizjet e saj nuk duhet të paragjykohen, pasi aktualisht është përfshirë në projekte muzikore jo vetëm si artiste, por edhe si producente, shkruan Indeksonline.

“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” shkruan ajo.

Fifi bën të ditur se po punon me Eglin për të sjellë muzikë cilësore dhe për ta rikthyer në skenë siç e meriton. Ajo thekson se nuk po synon ta shfaq si influencuese apo tiktoker-e, por si një artiste e vërtetë.

“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shton Fifi, duke lavdëruar punën e ekipit që qëndron pas Eglit dhe duke e përshkruar atë si një ekip gjigand me pasion për muzikë.

Ajo përfundon me një mesazh dashurie për ndjekësit e saj: “LOVE YOU GUYS.. FIFI ❤️”/Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.