No menu items!

Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar

Sot shënohet Dita e Çlirimit në Deçan. Në këtë ditë të shënuar, atje prezent ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se sot, ‘Deçani i trimërisë dhe sakrificës është ringritur e zhvilluar

E në këtë ditë, Deçani nderoi Kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, me titullin “Qytetar Nderi”.

Ndër të tjera, Haradinaj ndau medalje për kolonelin Jacobus “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për shërbimin shembullor në forcimin e demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

Po ashtu, u bënë homazhe lapidarët e heronjve dhe dëshmorëve në qendër të Deçanit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan.

“Përjetësisht i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë që ne sot ta gëzojmë lirinë! Falënderues përjetë për miqtë tanë, ShBA-të dhe botën demokratike, që falë vendosmërisë dhe rreshtimit kah e drejta, vulosën njëherë e përgjithmonë lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.