No menu items!

DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

Hugel, DJ dhe producent francez i njohur për stilin e tij energjik dhe ritmet latine, ndezi atmosferën gjatë performancës së tij në Tiranë, ku përfshiu në setin e tij edhe hitin e artistes kosovare Tayna, “Si Ai”.

Karrierën si DJ e nisi që në moshën 16-vjeçare, ndërsa famën ndërkombëtare e arriti pas vitit 2018, kur remiksi i tij i këngës “Bella Ciao” u bë një nga hitet më të mëdha të verës në Gjermani, Austri dhe Zvicër, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm dhe statusin e platinës në këto vende.

Përfshirja e këngës “Si Ai” në setin e tij është një tjetër dëshmi e ndikimit ndërkombëtar të muzikës shqiptare. Me një stil urban, ndikime nga trap dhe pop, dhe një tekst të fuqishëm, kënga u shndërrua në një hit viral që kaloi kufijtë shqiptarë, duke dominuar në platforma si TikTok dhe Spotify.

Tayna konfirmon sërish potencialin e saj global, duke sjellë muzikë që flet gjuhën e vetëbesimit dhe origjinalitetit. Ajo mbetet një nga zërat më të veçantë në skenën moderne të muzikës shqiptare, me një prani që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.