No menu items!

Djali e thërret vajzën për takim, ajo i merr pas vetes 23 të afërm!

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kinë. Një burrë është larguar nga takimi i parë me një vajzë dhe për këtë arsye është paditur në gjykatë… Por historia është pak më e komplikuar.

Mediat e huaja shkruajnë se djali, i quajtur Liu, ishte njohur me zonjushën Zhang nëpërmjet një mblesi. Të dy ata kishin rënë dakord që të takoheshin në një restorant. Mirëpo për habinë e djalit, vajza shkoi atje e shoqëruar nga 23 të afërm.

Pas darkës, Liu-t iu dorëzuar fatura, por ka mbetur i shokuar pasi familjarët e vajzës kishin harxhuar në total rreth 2230 Paund. Në panik e sipër ai është larguar dhe detyroi vajzën që të paguante faturën.

Kjo e fundit tha se do ta paguante po ta ndanin përgjysmë. Liu pranoi të paguante një pjesë, rreth 445 Paund dhe u shpreh se familjarët e vajzës duhet të paguajnë pjesën tjetër.

Të zemëruar, familjarët e vajzës e paditën djalin për këtë rast. Por gjykata vendosi në favor të Liu-t duke thënë se ai mund të paguante për veten e tij dhe për vajzën, ose më saktë rreth 156 Paund.

Ky incident ka shkaktuar debat në Kinë. Shumica e njerëzve janë rreshtuar krah djalit. Ndërkohë ekspertët lokalë thanë se marrja e 23 të afërmve i kalon normat e pranuara botërisht.

“Nuk dihet nëse çifti vendoi të takohej sërish, por shumica e njerëzve mendojnë se jo”, shkruan në fund The Mirror.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.