No menu items!

“Djali më shkoi…”, rrëfimi prekës i nënës së Nazif Kolollit, i cili dyshohet se i dha fund jetës në qelinë e ndalimit në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 4 korrik në orët e para të mëngjesit në Qendrën e Ndalimit të Stacionit Policor në Suharekë, ku një person ka humbur jetën në rrethana që janë cilësuar si të dyshimta.

Bëhej fjalë për Nazif Kololli, 46 vjeçar i cili sipas të dhënave të para dyshohet se është vetëngulfatur në qeli, gjatë qëndrimit në ndalim.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zyrtarëve policorë dhe ekipit të emergjencës, ai nuk ka arritur të mbijetojë, dhe vdekja e tij është konstatuar në vend nga mjeku kujdestar.

Për rastin sot ka folur për Gazetën Sinjali, edhe nëna e të ndjerit Nazif Kolollit, e cila ka kërkuar drejtësi.

Ajo dyshon se djali i saj nuk është vetëngulfatur.

“Unë po i du qato kamera që e paska myt vetë veten”, thotë ajo në një rrëfim prekës për Gazetën Sinjali.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.