No menu items!

Dje u arrestuan katër serbë në Gjakovë, Këshilli i Sigurisë: Institucionet e mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen e gatishmërinë

Policia e Kosovës dje rreth orës 18:30 i ka arrestuar katër serbë, të cilëve, sipas raportit 24-orësh të Policisë, u janë gjetur dy thika dhe një sëpatë.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Polisië.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti sot u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës ky rast u përmend në një komunikatë të lëshuar.

Pasi u përmend gjendja e sigurisë në vend dhe “planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë”, me përmendjen edhe të rastit në Gjakovë, tha se është kërkuar vëmendje e gatishmëri e lartë nga institucionet e mekanizmat e shtetit.

Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, u tha në komunikatë.

 

Kurti thërret në takim urgjent Këshillin e Sigurisë, thotë se Serbia po planifikon destabilizim të situatës në vend

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.