No menu items!

“Do mjelësh lopën, do mbledhësh vezët…” – Jozi – Loredanës: Do vish nuse në fshat

Loredana dhe Jozi kanë zhvilluar një bisedë gjatë mbrëmjes për lidhjen e tyre dhe jetën pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Jozi ka habitur me një deklaratë, teksa i ka thënë Loredanës se ajo do të jetë një nuse fshati. Ai i ka thënë se do duhet që të mjelë lopën, e të bëjë të tjera punë fshati, deklaratë kjo që banores nuk i ka pëlqyer. Mes tyre ka ndërhyrë dhe Laerti, i cili i ka thënë Loredanës që më mirë të ndahet që tani.

Biseda:

Loredana: Unë nuk jam nuse fshati! Më falni…

Jozi: Unë vij nga fshati zemra imë. Unë vij nga një fshat i madh… jetoj në Tiranë, kam vite që jam jashtë shtetit, por t’i do vish nuse në fshat zemra ime. Tani nuse fshati do bësh si them unë…

Laerti: Maksimumi ti do shkosh kollovar tek Loredana.

Jozi: Ti do zgjohesh në mëngjes të lidhësh qenin…

Laerti: Loredana ndahu që tani…

Loredana: Ti më duket se nuk e ke kuptuar akoma…

Jozi: A nuk mund ta bësh këtë gjë? Do zgjohesh të bësh kafen për vjehrrin, vjehrrën, për burrin…

Jozi: Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë…

Laeerti: Do kesh fshirë oborrin, do kesh mjelë lopën..

Jozi: Të kesh mbledhur vezët… pse si e di ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë…

Laerti: Aty të lë në fshat…

Jozi: Do ketë gjëra të tjera…

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.