Reperi Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, ka ndarë me ndjekësit një moment të thellë emocionues, duke prekur zemrat e fansave me një postim të ndjeshëm dhe personal.
Në rrjetet sociale, Unikkatili ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet bashkë me vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj. Fotoja, e cila tregon një moment të fëmijërisë së tyre, shoqërohet me një mesazh të thjeshtë, por të thellë:
“Do plagë nuk shërohen kurrë.”