Ramiz Lladrovci është zgjedhur si kryetari me performancën më të mirë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit lokal.
Lladrovci ka përmbushur shumicën e premtimeve që ka bërë dhe për këtë thotë se e ka arritur me diciplinë dhe punë.
Sipas tij, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ai do të arrijë të fitojë pa balotazh, ku në një intervistë për lajmi.net thotë se do të marr 68% të votave.
Ndryshe, Lladrovci ka thënë se ai do të vazhdojë të mbaj numrin e njëjtë të drejoreshave, por thotë se qysh i emëron mund t’i shkarkojë nëse nuk punojnë si duhet.