No menu items!

Dogana sekuestron dy vetura në vlerë prej 400 mijë eurosh

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot janë sekuestruar dy vetura me targa të huaja që nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe që nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.

Vlera e tyre është rreth 400 mijë euro.

Sot, më 12 Shtator 2024, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë. Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.  Aktualisht, automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.