No menu items!

Don Xhoni blen veturë luksoze ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e së cilës shkon në mbi gjysmë milioni euro

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij të pasur: Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i fuqishëm i prodhuesit italian të veturave luksoze.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ka komentuar në fotogorafitë e tij me komentin “kushdo qe fol keq veq prej shpirtit t’plast e ki”.

Lamborghini Revuelto është një supermakinë hibride që kombinon një motor V12 me tre motorë elektrikë, duke prodhuar një fuqi totale prej 1,001 kuajfuqi. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.

Çmimi bazë i Lamborghini Revuelto fillon nga rreth 608,000 dollarë amerikanë (525 mijë euro). Megjithatë, për shkak të opsioneve të shumta të personalizimit dhe kërkesës së lartë, çmimi mund të arrijë ose të tejkalojë një milion dollarë në tregun sekondar.

Don Xhoni është i njohur për pasionin e tij për veturat luksoze. Me këtë blerje, ai forcon pozicionin e tij si një nga koleksionistët më të spikatur të veturave në rajon.

Don Xhoni është i njohur për pasionin e tij për veturat luksoze. Me këtë blerje, ai forcon pozicionin e tij si një nga koleksionistët më të spikatur të veturave në rajon.

Ky investim i fundit tregon jo vetëm suksesin e tij në industrinë muzikore, por edhe përkushtimin ndaj stilit dhe performancës në çdo aspekt të jetës së tij. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.