No menu items!

Donika Gërvalla i reagon Gazmend Muhaxherit për dy deklarata: Skandaloze, LDK ia miratoi

Kryetarja e “Guxo”, Donika Gërvalla që është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxherit.

Kjo pasi Muhaxheri kishte shprehur dyshime për gjetjen e armëve nga Policia e Kosovës në veri. Ndërkaq, më parë kishte thënë “Qeveria Kurti po vepron sikur regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve”.

Sipas Gërvallës këto deklarata janë skandaloze. Por, ky subjekt politik i udhëhequr nga Gërvalla shton se “LDK-ja përmes heshtjes po i miraton këto deklarata”.

“Për më tepër partia e tij, LDK, këtë e kaloi në heshtje. Kjo heshtje e LDK, për këtë deklaratë të papranueshme të nënkryetarit të vet, s’ka se si të lexohet ndryshe vetëm se si tumirje e qëndrimeve të Muhaxherit, të cilat janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën, bien ndesh me ligjet e vendit dhe me përcaktimet politike dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qëndrimet e tilla bien ndesh edhe me të gjitha qëndrimet e  bashkësisë ndërkombëtare, e cila për shkak të krimeve gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, ndërmori fushatën e bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi, gjë që çoi në çlirimin përfundimtar dhe më pas edhe në pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Gërvalla. /Gazeta Express

Deklaratë skandaloze e Muhaxhirit të LDK: Armët e konfiskuara në Veri mund të jenë vendosur nga Qeveria dhe Policia

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.