No menu items!

Dorasi 58-vjeçar, viktima 42 – çfarë thotë Policia për vrasjen dhe vetëvrasjen në Vushtrri

Policia po e heton vrasjen e rëndë dhe vetëvrasjen në Stanoc të Vushtrrisë pasditen e sotme në Stanoc të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Gazetës Express se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.

“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.

“Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, tha zëdhënësi Zahiti

Tragjedi në Vushtrri: Pronari i një furrë dyshohet se vrau punëtoren dhe më pas veten

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.