Drejtori Ekzekutiv i K.F. Llapi Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane “Perfekta Bern Zollikofen GmbH” ka kontribuar me 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës.
Siç ka njoftuar klubi, përkundër investimeve në klub, Batatina përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Drejtori Ekzekutiv i K.F. Llapi, z. Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane “Perfekta Bern Zollikofen GmbH” ka kontribuar me 5,000 Euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës.
Përkundër investimeve në klub, ai përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës.
z. Bejtush Batatina në vitin 1990 i tha STOP regjimit serb dhe më pas mori rrugën e gurbetit, pastaj mbështeti financiarisht njerëzit e ilegales së asaj kohe për çlirimin e vendit tonë kurse tash kontribon financiarisht për rininë e vendit dhe klubin e qytetit.
Atdhe dashuria dhe besnikëria ndaj vendlindjes janë disa nga tiparet e veçanta që e karakterizojnë atë si personalitet.
Zyra për informim
08/03/2022