Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, ka publikuar në rrjetin social facebook një rrëfim të jashtëzakonshëm, për një ndodhi që pati gjatë ditës së sotme, raporton Raporto24.
Postimi i plotë i Kirtishit:
🙏🙏🙏
Sot, në mëngjes, teksa po prisja urbanin e rradhës, pashë një grua që kishte lidhur një shami në kokë. Dukej qartë që i kishin rënë flokët. Nuk më bëri përshtypje kjo gjë. Njerëz të tillë më ndodh të shoh çdo ditë.
Më tërhoqi buzëqeshja e saj dhe entuziazmi që kishte. Nuk di në kishte bërë seancën e fundit të kimioterapisë apo çfarë. Di vetëm se ishte e lumtur.
Mua, me thënë të drejtën, më erdhi turp! Mërzitemi pothuajse çdo ditë me gjëra të vogla dhe kapemi pas detajeve e fjalëve. Kemi frikë të na cënohet krenaria! Ndërsa ajo, ishte në fushëbetejë me jetën. Ishte krenare, e pajisur me buzëqeshjen brilante dhe duke gëzuar ditën në vijim.
E falenderova nën vete dhe vazhdova pritjen time për udhëtimin e rradhës. E falenderova sepse ajo më kujtoi se jeta vlen më shumë se një fjalë e ligë.
Shpërndajeni këtë postim në shenjë të solidaritetit për të gjithë të sëmurët me kancer.