Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se qytetarët e Drenasit do të mbesin pa ujë të pijshëm përkohësisht, si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në stacionin e pompimit në Bivolak.
Furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të rivendoset energjia elektrike.
KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon durim deri në normalizimin e situatës. /Raporto24/