No menu items!

Drenusha Latifi i shkruan letër Sveçlës, ka disa ankesa

Drenusha Latifi, ish-miss Kosova, pasi ka ndarë si prova materiale fotografitë e lëndimeve që ka marrë, ku dyshohet për ushtrim dhune nga ish bashkëshorti i saj, është ankuar edhe për trajtim joprofesional nga policia.

Latifi së bashku me avokaten, Saranda Keqekolla, përmes një letre i janë drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e dhunës në familje.

Ajo është ankuar për neglizhencë të rastit nga policia.

Sipas Keqekollës, Latifi ishte marrë në pyetje që nga hyrja e stacionit nga zyrtarë të shumë, ku sipas saj, edhe pse dhuna në familje duhet të trajtohet nga hetues të posaçëm e të profilizuar për dhunë në familje.

Ajo tutje thotë se deklaratat e Latifit ku thoshte se ndihet e rrezikuar për jetë, policia fillimisht ia kishin interpretuar prokurores së rastit nëpërmjet telefonit, e që pas insistimit, të njëjtës i është dërguar deklarata me shkrim e të dëmtuarës.

“Ankesat e viktimës konsistojnë në atë se e njëjta po hasë në neglizhencë të trajtimit të rastit nga Zyrtarët e Policisë së Stacionit në Fushë Kosovë. Prandaj kërkojmë që të merren masa ndëshkuese”, thuhet në letër

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.