No menu items!

Dritës i ikën fitorja në ‘frymën e fundit’ – barazon në udhëtim ndaj Dukagjinit

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar.

Mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 39-të përmes Kostyshyn, i cili me kokë realizoi për 1-0 pas një harkimi fantastik brenda zonës.

Ky gol bëri që të ketë protesta të mëdha nga vendasit dhe për pasojë Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të.

Me të filluar pjesa e dytë, si rrallëherë në futboll, Dukagjini bëri katër zëvendësime qysh në fillim të ndeshjes.

Këto ndryshime duket se i dhanë lojës së tyre një ngjyrë tjetër, pasi në fund ata ia dolën të barazojnë shifrat.

Po luhej minuta e 93-të e takimit kur Hekuran Berisha shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 pas asistimit nga Mërgim Pefqeli.

Pas këtij barazimi, Drita shkon në kuotën e 54 pikëve dhe vazhdon si lidere e tableës, duke lënë mbrapa Ballkanin me 43 sosh.

Dukagjini në anën tjetër renditet në pozitën e shtatë në tabelë dhe numëron 32 pikë./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.