Dua Lipa tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mbërriti në dyqanin e saj në Londër, të enjten.
Ylli i pop-it, 29 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të shkurtër të zi transparent prej dantelle që tregonte linjat e saj mahnitëse, i kombinuar me reçipeta të zeza dhe pantallona të shkurtra.
Ajo e plotësoi pamjen e saj magjepsëse me çizme të zeza elegante dhe një çantë tërheqëse me print leopard.
Në humor të mirë, Dua përshëndeti fansat jashtë vendit ku u mbajt eventi, për të festuar hapjen e dyqanit të saj mobil ekskluziv, një përvojë katër-ditore e zhytur në botën e saj muzikore, që promovon koncertet e saj madhështore të verës në stadiume.
Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me American Express, zhvillohet nga 19 deri më 22 qershor në Protein Studios, në Londër
Fansat mund të eksplorojnë në këtë dyqan produkte ekskluzive, hapësira interaktive për foto dhe një bar që shërben pijen e preferuar të Dua-s.
Dyqani ofron gjithashtu një mundësi unike për të përjetuar albumin e saj Radical Optimism nëpërmjet teknologjisë më të fundit të zërit “imersiv L-ISA Immersive Sound”.