No menu items!

“Dua të jem lider i skuadrës”, Armando Broja pas ndeshjes: Rey Manaj është super lojtar

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Broja ndër të tjera deklaroi:

“Serbia është ekip i vështirë, shumë fizik. Kishim disa raste për të shënuar. Kishim edhe një moment shumë të madh nga penalltia. Në pjesën e dytë u futëm disi të mërzitur, por luajtëm më mirë. Nuk kanë bërë shumë aksione, patën raste nga krosat. Luajtëm më mirë se ata, me këtë paraqitje duhet të merrnim 3 pikë. Na mungoi vetëm goli. Kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur shumë raste, kemi goditur portën. Na mungoi vetëm goli sot, kemi pasur shumë raste shënimi.

“Kemi grup super, të gjithë çunat janë të mirë dhe lojtarë të mirë. Jemi bashkuar shumë më shumë si ekip. Unë jam sulmues, trajneri ndërton ekipin dhe më tha se kishte më shumë hapësira në krahun e djathtë. Unë dua të jem një lider i skuadrës, që të jap maksimumin gjithmonë, unë di ti luaj të 3 pozicionet. Kam qejf të bëj diferencën me topin. Isha pak i mërzitur me veten, duhet të krijoja më shumë shanse.

“Manaj është superlojtar. Kjo gjë i ndodh çdo lojtari, i ka ndodhur edhe Ronaldos dhe Mesit. E gjuajti shumë mirë penalltinë, por e priti portieri. I thamë Manajt të mos mërzitej.

“Me shanset që kishim, duhet të bënim gol dhe të fitonin ndeshjen”, u shpreh Broja.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.