No menu items!

Duda Balje, përmes avokatit të saj Fanol Krasniqi, ka ushtruar padi për shpifje ndaj Sadri Ramabajës, duke kërkuar kompenzim prej 100,000 euro .

Deputetja Duda Balje ka ngritur padi për shpifje ndaj analistit Sadri Ramabaja. Përfaqësimi ligjor i znj. Balje po bëhet nga avokati Fanol Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka ndarë dy fotografi nga padia – faqen e parë, ku përshkruhet objekti dhe natyra e çështjes, si dhe faqen e pestë dhe të fundit, ku paraqiten kërkesat konkrete të znj. Balje ndaj të paditurit. Ai thekson se kjo çështje është me rëndësi të veçantë dhe pasqyron peshën që ka fjala në hapësirën publike.

Në fund të postimit përmendet firma ligjore FRK Law Firm, si dhe bashkëpunëtorët Lavdrim Salihu, Muhamet Mehmeti dhe Jetesa A. Abazaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.