Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se kishte marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës së saj në Kuvendin e Kosovës.
Në Klan Kosova ajo tha se atë e ka kontaktuar personi nga një parti politike në Maqedoni të Veriut, por që nuk do që ta zbulojë identitetin e tij meqenëse e ka shok dhe se ka respekt për të edhe për faktin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
“Jam shumë e sigurt që partia që më ka ofruar këtë post punë janë shumë afër me Kurtin dhe mendoj se në këtë mënyrë kanë menduar ta ndihmojnë atë për një votë brenda Kuvendit”.
E di qe Kurti është shumë afër tani me këtë parti politikë që është në pushtet në Maqedoni dhe besoj që janë shokë dhe këtë e kanë bërë veç për të ndihmuar, se unë jam personi që nuk kam votuar në Kuvend dhe vota ime ndoshta është e rëndësishme në matematikë brenda Kuvendit”
“E kanë bërë veç për ta ndihmuar ose për t’ia kthyer të mirën me të mirë, sepse Kurti i ka ndihmuar kur ishin zgjedhjet në Maqedoni, pra e ka përkrahur këtë parti”, sqaroi Balje.