No menu items!

Dukej si një ftohje dhe më pas filloi luftën për jetën: Si u detyruan mjekët t’ia amputonin këmbët dhe krahët mësueses …

Mësuesja nga Texasi, Sherry Moody së pari u ndje e plogësht gjatë një ekskursioni me shkollën. Kishte dhimbje të fytit, kështu që supozoi se ishte ftohur.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo ndihej më e lodhur, kishte temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe herë pas here villte.

Kur në një mbrëmje po luftonte për të marrë frymë, ajo vendosi të shkonte te mjeku me burrin e saj David, raporton LadBible.

Mësuesja 51-vjeçare u zbulua se kishte pneumoni të dyfishtë. Filluan një sërë gjërash të këqija që çuan në sepsë, ose dështim të organeve.

Gruaja fatkeqe u fut në koma klinike ndërsa mjekët u përpoqën në mënyra të ndryshme ta shpëtonin.

“E kuptova shpejt seriozitetin e situatës. Shikova këmbët dhe krahët e gruas sime që po vdiste. Ata ishin të zinj, të mumifikuar”, tha David.

Ekspertët nuk ishin të sigurt se si erdhi infeksioni, por dyshohej se një mjekim i mëhershëm kishte kontribuar në përkeqësimin e situatës.

Sherry po merrte pilula për një sëmundje autoimune – artritin reumatoid, i cili mund të ketë “shtypur” sistemin imunitar dhe e ka bërë atë më të ndjeshme ndaj infeksionit.

Disa javë pasi u shtrua, mjekët ia amputuan këmbët poshtë gjunjëve dhe krahët poshtë bërrylave.

Gruaja kaloi katër muaj në spital, dhe më pas një muaj në rehabilitim, ku mësoi si të përshtatej me situatën e re.

Ajo ka vendosur të luftojë në jetë dhe tregon se është e fortë mendërisht.

“Unë zgjedh të jem e lumtur. Nuk do të thotë që nuk e kam të vështirë herë pas here, por nuk e lejoj të zgjasë shumë”, tha ajo.

Burri i saj David shton se “ajo është thjesht e mrekullueshme. Kjo është gjëja më e vështirë që kam kaluar në jetën time”. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.