Liga e Parë e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e javës së 17-të, ku pesë duele janë në program, por dy prej tyre pritet të marrin vëmendjen kryesore.
Në qytetin e bukur të Prizrenit, Liria do të jetë nikoqire e Dinamos. Bardhezinjtë kanë grumbulluar 30 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë, katër pikë më pak se skuadra ferizajase që mban pozitën e tretë.
Një tjetër derbi tepër interesant pritet në Vushtrri, ku Vushtrria dhe Vëllaznimi do të përballen në një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për Superligë. Të dyja ekipet kanë nga 34 pikë dhe janë ndër favoritët kryesorë për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.
Në këto dy duele pritet një numër i madh i tifozëve, duke krijuar atmosferë të zjarrtë në tribunë.
Ndërkohë, sot luhen edhe këto ndeshje të tjera të javës së 17-të:
Rilindja 1974 – Trepça ’89 Vjosa – Kika Tefik Çanga – Suhareka
Vazhdon gara e fortë për pozitat e kreut!






