No menu items!

Dy fëmijë shqiptarë rrëmbehen në Spanjë, Georgina e Ronaldos bën gjestin human

Prej disa ditësh, në mediat ndërkombëtare po pasqyrohet historia e dy fëmijëve shqiptarë, që u rrëmbyen nga babai i tyre.

Bëhet fjalë për Kristian Toska 11-vjeç dhe Amantia Toska 10-vjeçe, të cilët janë rrëmbyer nga babai i tyre në 17 janar të këtij viti.

Familja jetonte në Gjermani, por burri ka marrë të dy fëmijët dhe është larguar në ishullin e Tenerifes, në Spanjë dhe po i mban të fshehur.

Ndërkohë nëna e vogëlushëve është kërcënuar nga bashkëshorti, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Ky rast ka prekur shumë edhe modelen Georgina Rodriguez, e cila për publikun njihet si bashkëshortja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Ajo ka publikuar lajmin në rrjetin e saj social Instagram dhe u ka kërkuar 26.8 milionë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja Kristianit dhe Amantias. /abcnews.al

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.