Raporto24 raporton se sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacion, ku si pasojë e tij, dy persona kanë pësuar lëndime, shkruan Raporto24.
Lajmin për Raporto24 e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti për Raporto24.