No menu items!

Dy shoferët e motoçikletave që u aksidentuan në Prishtinë dërgohen në QKUK

Dy shoferët e motoçikletave që u aksidentuan në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani në Prishtinë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident, përveç motoçikletave, është përfshirë edhe një automjet.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Prishtinë.

Sot rreth ores 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur nje aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.