No menu items!

Dy shoqata nga Bosnja i dërgojnë letër Osmanit, Kosovës i referohen si “Republikë”

Dy shoqata nga Bosnja i dërgojnë letër Osmanit, Kosovës i referohen si “Republikë”

Bashkë me Shoqatën e Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, lëvizja ka falënderuar Osmanin për dhënien e Medaljes presidenciale nënave të Srebrenicës.

Ndonëse Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet, këto dy shoqata i janë referuar Kosovës si “Republikë”, shkruan IndeksOnline.

“E nderuar presidente,

Fjalët tuaja të ngrohta, kur dhuroni këtë mirënjohje, përfaqësojnë për ne një nder dhe respekt të madh për ju personalisht dhe kolegët tuaj.

Ju urojmë shumë suksese dhe ju ftojmë të jeni të ftuarit tanë më 11 korrik, në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë”, shkruhet në letrën e nënshkruar nga presidentët e të dy shoqatave, Murat Tahiroviq dhe Munira Subashiq.

Presidentja ndau medaljen më 2 qershor, duke thënë se guximi i nënave të Srebrenicës, përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, është frymëzim për gjenerata të tëra.

Këtë javë, në Kosovë qëndroi edhe ministri i Jashtëm i Bosnjës, Elmedin Konakoviq, që më ftesë të presidentes Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.