No menu items!

Dy shqiptarë shpallen heronj në New York: Plagosen rëndë për të shpëtuar 61-vjeçaren

Një shqiptar nga Mali i Zi është shpallur “Hero në një titull nderi për akte të veçanta sublime në qytet. Qazim Suljoviç dhe i biri i tij shpëtuan nga grabitja një grua 61-vjeçare nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës.

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma.

Sipas “New York Post” që të dy ndodhen në spital: “Qazimi është në një situatë të rëndë… ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Viktima e moshuar u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuarit kur mbërritën mbas 10-15 minutave rreth orës 21:00, ndërsa policët e tjerë dhe autoambalancat u morën me ndihmën e shpejt të dy viktimave.

Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Të dy akuzohen për grabitje, sulm dhe armëmbajtje për të kryer veprime kriminale.

Whack u gjet gjithashtu me një sasi të madhe të asaj që policët besojnë se ishte heroinë dhe u paditë edhe  me një shallë për posedim të lëndës narkotike një akuze  tjeter kjo të substancës narkotike , tha policia.

Babai dhe djali po trajtohen në spitalin Elmhurst – i njëjti objekt ku piceria e tyre dhuroi ushqime për stafin dhe punonjësit gjatë mbylljes së qytetit gjatë luftës së pandemisë COVID-19 dy vjet më parë (2020).

Sipas të afërmve të tyre, Louie Suljoviç është duke u përmirësuar dhe Qazim Suljoviç është në gjendje të rëndë.

“Ai dhe babai i tij janë ndër më të mirat që ka për të treguar Nju Jorku. I falënderojmë për guximin e tyre dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia e Komisariatit 110 në lagjen e New Yorku ku ndodhi ngjaraja.

Një GoFundMe e organizuar nga njujorkezët e  krijuar për të ndihmuar dy viktimat me shpenzimet e tyre mjekësore kishte mbledhur deri tani më shumë se 48,000 dollarë që nga e marta kur ndodhi ngjarja.

Piceria do tē qëndrojë mbyllur derisa Suljoviç dhe babai i tij shërohen, thuhet në faqen e mbledhjes së fondeve GoFundMe.

Whack u akuzua në Gjykatën Penale të Queens të hënën, por nuk postoi obligacionin e tij prej 250,000 dollarësh në para, tregojnë të dhënat. Gooding u vendos  të hetohet në liri.

Shkrimi është botuar në gazetën Iliria të New Yorkut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.