Presidenca ka njoftuar se sot në ora 15:00 presidentja Osmani do ta presë me ceremoni shtetërorw kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda, guvernatorin e përgjithshëm Rodney Williams.
“Në orën 15:00, Presidentja Osmani pret me ceremoni shtetërore, kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda, Guvernatorin e Përgjithshëm, Rodney Williams. Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”.”
Pastaj në ora 16:30, Osmani do të takohet me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
“Në orën 16:30, Presidentja Osmani pret në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve.”