No menu items!

Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore për Indeksonline ka folur drejtori Emergjencës Naser Syla.

Ai tha se se gjendja e tyre është e rëndë.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë. Të dy janë të varur nga aparaturat. Mjekimi i tyre do të vazhdojë në Intensivë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, sipas policisë deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.