No menu items!

Dy vjet nga protesta në Zveçan, Sveçla: Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe

Sot bëhen dy vjet nga përplasja e ashpër që ndodhi në Komunën e Zveçanit midis protestusëve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it.

Protesta nga serbët erdhi në momentin që kryetarët shqipëtar të zgjedhur nga zgjedhjen në veri tentuan të futen brenda objekteve të komunave përkatëse.

E lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Sveçlës, bandat janë shpartalluar ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme.

‘’ Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan.Sot bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme’’, ka shkruar Sveçla.

Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe, ka shtuar ai./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.