No menu items!

Dyshohet për sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it, aktivizohet Policia e Prokuroria

Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe kushdo që kryen një sulm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, rrezikon të dënohet me burgim deri në 10 vjet. Për një rast të tillë që po dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, Policia u alarmua nga Kontrolli i trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas marrjes së një informacioni nga piloti i një helikopteri të KFOR-it.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bazuar në dyshimet e para, dikush ka kryer sulm duke ia vendosur laserin pilotit të helikopterit, gjatë kryerjes së detyrës.

Ndonëse akoma nuk dihet nëse është zbuluar personi i dyshuar në këtë rast dhe cilat janë rrethanat e tjera, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Ndryshe, dritat e laserit të drejtuara në drejtim të aeroplanit apo helikopterit mund të bartin pasoja të mëdha, pasi që ndriçimi i lartë si pasojë e laserit mund të shkaktojë verbim të pilotit për disa sekonda gjë e cila mund të jetë shkak për aksident ajror.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.