No menu items!

Dyshohet se voziti për 6 vjet veturën pa regjistrim – suspendohet zyrtari policor në Suharekë

Një hetues në Sektorin e Hetimeve të Përgjithshme në Suharekë është suspenduar përkohësisht, pasi dyshohet se për gjashtë vite me radhë ka përdorur një veturë të paregjistruar duke shfrytëzuar pozitën zyrtare për të shmangur pasojat ligjore.

Bëhet fjalë për zyrtarin policor Milaim Gashi, i cili, sipas informacioneve të verifikuara, që nga qershori i vitit 2019 ka vozitur një automjet privat pa regjistrim të vlefshëm, të cilin e parkonte përballë Stacionit Policor në Suharekë. Në raste ndalimesh nga patrullat policore, ai dyshohet se ka përdorur autoritetin e tij për të shmangur kontrollet apo masat ndëshkuese.

Pas pranimit të një informate nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe konsultimeve me Prokurorinë kompetente, janë ndërmarrë veprime paraprake dhe Gashi është ndaluar në rrugë duke drejtuar veturën në fjalë. Më pas, Njësia Rajonale e Trafikut në Prizren ka marrë masat përkatëse ligjore.

Me rekomandim të IPK-së, ndaj tij është caktuar suspendim për 3 ditë pune, ndërsa hetimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” po vazhdojnë.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht detajet nga burime brenda Policisë në Suharekë.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të mos i vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.