No menu items!

E çuditshme… Jeniffer Lopez nën akuzë sepse postoi fotot e saj!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez po përballet me një padi të re pasi ka postuar në rrjetet sociale disa foto të saj nga një festë në Hollyëood, pa marrë leje nga fotografi dhe agjencia që zotëron të drejtat e autorit të tyre.

Fotografitë janë realizuar nga Edwin Blanco, i cili punonte për agjencinë paparaci Backgrid, gjatë mbrëmjes së organizuar nga Amazon MGM Studios dhe Vanity Fair në Los Angeles, një natë para ndarjes së çmimeve Golden Globes në janar të këtij viti.

Lopez i ka shpërndarë imazhet në Instagram dhe X me mbishkrimin “GG Ëeekend Glamour”, ndërsa ato janë ripostuar më pas nga faqe të shumta.

Në padi thuhet se përdorimi i fotove ishte “me natyrë komerciale, i destinuar për vetë-promovim”, përfshirë promovimin e stilistit të veshjes dhe bizhuterive që mbante.

Sipas pretendimeve, ajo ka përdorur imazhet për të rritur angazhimin në rrjetet sociale dhe për të forcuar bashkëpunimet me markat që përfaqëson.

Fotografitë tregojnë Jennifer Lopez të veshur me një fustan të bardhë dhe një pallto të bardhë me gëzof të rremë, jashtë hotelit të famshëm Chateau Marmont.

Paditësit kërkojnë deri në 150,000 dollarë dëmshpërblim për çdo foto, duke theksuar se të drejtat e autorit për imazhet u përkasin atyre dhe jo subjektit që shfaqet në to./ A2

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.