No menu items!

E dhimbshme për familjen: Kjo është njëra nga vajzat që vdiq në aksidentin në Ranillug, motra e saj në spital

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, nëë Ranillug, ku fatkeqësisht humbën jetën dy vajza. Vdekja e tyre tashmë është konfirmuar, ndërsa një vajzë tjetër ka mbetur e lënduar dhe po trajtohet në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy nga vajzat që ndodheshin në veturë në momentin e aksidentit janë motra nga familja Basha.

Sinjali ka mësuar se njëra prej tyre vdiq në këtë aksident dhe ajo është Arbnora Basha.

Basha dhe viktima tjetër nuk mundën të iu bëjnë ballë plagëve që morën dhe humbën jetën, ndërsa motra e Arbnorës ndodhet në spital.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.