No menu items!

E dhimbshme për familjen Spahiu në Rahovec: Ky është 33-vjeçari që u gjet i vdekur në bunar

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që humbi jetën është Mersel Spahiu, 33-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në një bunar.

Posa rasti u raportua, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.