Një mik i ikonës së muzikës ‘pop’, Michael Jackson ka treguar arsyen se përse ai mbante shpesh një dorezë të argjendtë në dorën e tij të djathtë teksa performonte.
Ai njihej për kostumet e tij ekstravagante në performancat muzikore, ashtu si dhe një dorezë e bardhë në dorën e djathtë, zakonisht e mbushur me xhevahirë që nisi të kthehej në simbol për Jackson.
Cicely Tyson thotë se doreza ishte krijuar nga një stilist i veçantë në mënyrë që Jackson të mbulonte shenjat e vitiligo, gjendjes se irrituar te lëkurës.
Në një intervistë me CNN në 2019, Tyson tha: “Dizanjatori i dorezës më tha se po e bënte për Michael, për të fshehur shenjat e vitiligo që i shfaqeshin në dorë, kështu lindi historia”.
Tyson shpjegon më tej: “Doreza ishte për ta mbuluar, kështu lindi historia e këtij stili, nuk ishte vetëm një modë”.