No menu items!

E frikshme: Vendi ku çdo ditë vdesin 30 fermerë

Organizata të ndryshme botërore, po flasin gjithnjë e më shumë për një fenomen shqetësues dhe të rrezikshëm, të njohur si “Epidemia e vetëvrasjes”. Në Indinë veriore, çdo ditë, banorët ndeshen me pamje makabre trupash që pluskojnë në ujë, mes mbeturinash të shumta, nëpër kanale.

Gunisha Kaur një mjeke dhe studiuese e të drejtave të njeriut, tregon për CNN eksperiencën e saj në Punjabi, Indi. Prej një dekade tashmë, ajo është pjesë e një programi mjekësor, ku mjekë dhe specialistë amerikanë, analizojnë dhe studiojnë se si faktorët biopsikosocialë – si politikat e qeverisë, mjedisi ose ekonomia – ndikojnë në shëndetin global. 

Në kanalet që sjellin ujë për të korrat e grurit dhe orizit – që janë burimi i jetës së fermerëve, fshatarët gjejnë çdo ditë gati 3 trupa njerëzish. Në disa raste, banorët vendas i marrin këto trupa dhe ua kthejnë familjeve të tyre. Shpesh, ato nuk njihen dhe lihen të dekompozohen në lumë. Sipas raporteve vendase, shkaku i shumë prej këtyre vdekjeve është vetëvrasja. 

Gjatë vizitës së organizatave të ndryshme te familjet e prekura nga “epidemia e vetëvrasjeve” së fermerëve, ata që kanë mbetur pas – prindërit, gratë dhe fëmijët – ndajnë pikëllimin e tyre të pamasë për vdekjen e të dashurve të tyre. Ata thonë se varfëria ekstreme i ka zhytur në borxhe që kalojnë nga një i vetëvrarë te një anëtar tjetër i familjes, i cili me shumë gjasa, në pamundësi për t’ia dalë mbanë, pëson fatin e hidhur të të afërmit.

Fëmijët, veçanërisht vajzat, largohen nga shkolla, sepse nuk mund të përballojnë koston e arsimit. Situata për më shumë se 260 milionë punëtorë të bujqësisë në Indi, është e tmerrshme. Gati 30 njerëz në këtë sektor vetëvriten, çdo ditë, zakonisht për shkak të borxheve dërrmuese. Sipas të dhënave të qeverisë, në vitin 2020, më shumë se 10 000 njerëz në sektorin e bujqësisë, i dhanë fund jetës së tyre./a2cnn

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.