No menu items!

“E kanë votuar ‘Zajednicën’, e kanë administruar kriminelët serbë” – Kurti kritikon disa deputetë pas dështimit të 24-të të seancës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet, në përpjekjen e tij të 24-të radhazi. Në seancë nuk është arritur të miratohet formimi i komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas dështimit të 24-të, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili edhe ka kritikuar disa deputetët që po e pamundësojnë kuorumin e Kuvendit për votim të fshehtë, transmeton Telegrafi.

“Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën. Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, me 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi tutje “E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena asnjërën prej tyre”.

Ndryshe, as në seancën e sotme nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi.

Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.