No menu items!

E keqtrajtoi bashkëshorten e tij për shkak të xhelozisë, burri nga Fushë Kosova përfundon në pranga

Gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, të dielën në orët e mbrëmjes dhe është raportuar në Polici nga babai i një gruaje, i cili ka kërkuar ndihmë për vajzën e tij, e cila po përjeton dhunë bashkëshorti.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari B.Z., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij për motive xhelozie, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim të madh. Pasi ajo nuk arriti të kërkojë ndihmën e Policisë, babai i saj i doli në ndihmë dhe e denoncoi dhëndrin.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar për intervistim në Polici, ku e ka pranuar se e ka sulmuar bashkëshorten. Ndaj tij Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “dhunë në familje”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.