No menu items!

E konfirmon Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë në Banjskë është truproja e Vulinit

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se njëri prej terroristëve të vrarë në përleshjen e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur serb, është edhe Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi [BIA], Aleksandar Vulin, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se Mijailoviq e kishte shoqëruar Vulinin në vizitën e tij në Kosovë në vitin 2013, teksa u shpreh se kjo e dëshmon përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013“, shkroi ai.

Sveçla ka thënë se Serbia si shtet është këmbë e krye e përfshirë në këtë sulm ndaj Kosovës.

Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë“, tha Sveçla.

Sipas ministrit të Brendshëm, këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Kosovës, nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit.

“Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë  dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin  nuk është lënduar lënduar asnjë civil”, shkroi Sveçla më tej.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.