PSG ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Sergio Ramos.
Spanjolli që u largua nga “Santiago Bernabeu”, do t’i bashkohet klubit francez duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Këtë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ndërkohë, ditët në vijim, Ramos do përfundojë testet mjekësore, pastaj do bëhet zyrtare transferimi.
Klubet angleze kishin ofruar më shumë para për qendërmbrojtësin, por thuhet se ai ishte i interesuar vetëm për kalimin në “Parkun e Princave”.