No menu items!

E kryer: Arsim Thaçi trajneri më i ri i Prishtinës

Prishtina sot (e shtunë) gjatë ditës njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin francez Jean Michel Cavalli.

Motivet që çuan deri tek kjo ndarje sipas klubit kryeqytetas kishin të bëjnë kryesisht me shëndetin e teknikut francez.

Presioni mbi supet e Cavallit ishte rritur mjaft shumë së fundmi, teksa dihet që Prishtina në 12 ndeshjet e fundit ka arritur që të marrë vetëm një fitore.

Siodoqftë, drejtuesit e klubit bardhëeekaltër nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë gjetur menjëherë trajnerin që do ta zëvendësojë atë në stol.

Telegrafi ka mësuar se Prishtina është dakorduar me trajnerin Arsim Thaçi dhe zyrtarizimi i tij në stolin e kryeqytetasve pritet të ndodhë së shpejti.

Ky do të thotë një rikthim i Thaçit në stolin e Prishtinës për herë të dytë, pasi ai edhe më parë kishte qenë trajner i tyre gjatë sezonit 2016/2017 deri në 2017/2018./Raoorto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.