Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 08 korrik 2025, në rrugën “Adem Jashari”, rreth orës 04:00.
Viktima, B.D., rreth 29-vjeçar, ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij e tipit JEEP, ngjyrë e kuqe, me targa 03-979-HK, të cilën e kishte të parkuar pranë një berber shopi të quajtur “Kreshniku”.
Ekskluzive
E la veturën në parking te berberi, hajni ia merr “Jeep” 29-vjeçarit në Pejë
Sinjali.com
08 Korrik 2025 21:12
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 08 korrik 2025, në rrugën “Adem Jashari”, rreth orës 04:00.
Viktima, B.D., rreth 29-vjeçar, ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij e tipit JEEP, ngjyrë e kuqe, me targa 03-979-HK, të cilën e kishte të parkuar pranë një berber shopi të quajtur “Kreshniku”.
Sipas deklaratës së tij, ai kishte shkuar ta marrë veturën në orën 11:00 dhe e kishte vërejtur se ajo mungonte. Përmes kamerave të sigurisë ka konstatuar se një person i panjohur ia kishte marrë veturën në mënyrë të paligjshme. Vlera e automjetit të vjedhur thuhet të jetë rreth 6,000 deri 7,000 euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore të Policisë dhe Forenzika, ndërsa për rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që të inicohet procedura penale për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë në vazhdim.