No menu items!

E ndjera në Podujevë ishte duke shkuar te djali i saj kur u ndoq nga qentë dhe vdiq nga frika

Një grua e moshuar ka vdekur në orët e sotme të pasdites në Emergjencën e Podujevës.

Viktima S.S. e vitit të lindjes 1949 nga fshati Obrançë i Podujevës, mësohet se ka pësuar sulm nga frika pasi është ndjekur nga qentë endacakë.

Banorët e fshatit që ishin në vendin e ngjarjes për Klan Kosovën kanë deklaruar se e ndjera ishte duke shkuar për te djali i saj me të cilin nuk banonte, ku në atë lagje ajo u sulmua.

E njëjta edhe më herët kishte probleme me zemër kishte të vendosura stenta.

Familja e të ndjerës vetëm se ka hapur të pame për të.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU