No menu items!

E ofendoi spektaklin e kaluar, Anita Muçaj – Haradinaj thotë se?

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Muçaj – Haradinaj, bëri një deklaratë në spektaklin e kaluar që mori vëmendje të madhe.

Në një bisedë me Gani Gërminë teksa po flisnin për ish-banoren Brikenda Karricaj, spikerja e lajmeve iu drejtua: “A e ki parë veten në pasqyrë?”.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe e u përfol gjithandej, madje Anita u kritikua në rrjete sociale se nuk duhej të bënte një ofendim të tillë

Foto: Screenshot/Instagram

E pyetur së fundmi, Muçaj theksoi se nuk i ka rënë pishman dhe se me këtë e ka ngritur Big Brotherin.

Pishman nuk i kam rënë hiç. Po më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brotherin”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Tutje, Anita shtoi: “Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi personi që komentohet, viktimizohet e sulmohet del më i preferuari”.

Ganiu ndryshe u ndje i ofenduar përkundër se e respektoi deklaratën e Haradinajt. /Telegrafi/

Video në Link⬇️

https://www.instagram.com/reel/CzUTv-YIaHx/?igshid=OWh4OWFwMGlndjFj

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.