Këngëtarja dhe prezantuesja e famshme në Afganistan, Aryana Sayeed është një nga mijëra qytetaret e këtij shteti që ka braktisur vendin pasi talebanët morën pushtetin.
Sayeed u arratis me aeroplan ushtarak të martën në mbrëmje. Mësohet se Aryana ka arritur në Stamboll ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës.
“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve” shkroi ajo në një postim të shkurtër.
Aryana Sayed është shumë e njohur në Afganistan ku drejtonte edhe shfaqjen e njohur “The Voice”./Indeksonline/